Në fillim të këtij viti, Mursel Zymberi paralajmëronte paralizim të shtetit nëse s’ju rriten pagat shërbyesve civilë. Mirëpo, fundi i 2019 po e gjen kryesindikalistin e punëtorëve të shtetit me Mercedess C-Class.
Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi ka njoftuar se ka bërë veturë të re derisa është lutur që edhe të tjerët të kenë të njëjtin fat.
“Ma mundësoi i madhi ZOT që ta kem edhe kët Mercedes S-Clas 350 CDI. Zoti ua dhasht të gjith atyre që skan e atyre që kan ua shtoft. Elhamdulilah prej të madhit ZOT!”, ka shkruar Zymberi në një postim në Fb.