Zafir Berisha, ish-deputeti i Nismës me shokë kanë takuar kryetarin e Skenderajt Fadil Nurën, për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet lokale.
Ajo që bie në sy është tavolina e mbushur me cigare në ambient të mbyllur.
Ky veprim bie në kundërshtim me Ligjin kundër duhanit. Ky ligj ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Në foto shihet që Zafir Berisha ka ndezur cigaren. Në momentin e shkrepjes së fotos kryetari Nura ka cigare të ndezur, por secili prej tyre ka pakon e tij të cigareve afër. Dhe vërehet që janë bërë gati për të tymosur në ambiente të mbyllura.