2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryeziu flet për “armiq” brenda Zyrës së Kurtit: Dokumentet po na i rrjedhin në mëdia, po përgatisin shkresa me gabime

Rekomandime

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës janë publikuar vendimet nga mbledhja e djeshme. Në njërin prej dokumenteve është parë nënshkrimi i kryeministrit, Albin Kurti, mbi letrën ku figuronte ende emri i Avdullah Hotit si kryeministër.

- Advertisement -

Për këtë kanë raportuar mediat, derisa ka reaguar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Kryeziu ka drejtuar gishtin nga administrate në Zyrën e Kryeministrit, duke thënë dokumentet e shtetit po rrjedhin në media, përpara se të ndahen me zyrtarë. Gjithashtu zëdhënësi i Qeverisë thotë se shkresat e Qeverisë nga të njejtët po përgatiten edhe me gabime teknike.

“Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohur nga administrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike.

- Advertisement -

Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit”, ka shkruar Kryeziu.

Kryeziu ka folur specifikisht edhe për dokumentin në fjalë ku shihet nënshkrimi i Kurtit tek emri i Avdullah Hotit si kryeministër, duke thënë se i njëjti është përmirësuar e protokolluar menjëherë, po që Administrata e ka publikuar atë me gabim teknik.

- Advertisement -

“Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga administrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit