I dërguari Special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, ka shpërndarë një deklaratë të kosovari në Twitter, shkruan Gazeta Metro.
Grenell ka shpërndarë një deklaratë të një komentuesi kosovar me emrin Alban në Twitterin e tij personal, ku shkruan për përkrahjen e kosovarëve ndaj tij dhe Amerikës.
Aty thuhet se 70% e kosovarëve përkrahin Grenellin dhe beson në qëllimet e mira të tij dha SHBA’së në procesion e dialogut me Serbinë.
Kurse pjesa tjetër që është 30%, janë një opozitë e zhurmshme dhe mezi presin ta kritikojnë çfarëdo marrëveshje të arritur siç kanë bërë gjithmonë, shkruan Gazeta Metro.
HERBEAUTY
12 Signs He Thinks You Are The One
LEARN MORE→
“I nderuari Zoti Ambasador, Shumica e heshtur e njerëzve në Kosovë (70 %), beson në qëllimet e mira juaja dhe të SHBA’së sa i përket këtij procesi. Pjesa tjetër e 30 % (opozita e zhurmshme) mezi presin të kritikojnë çfarëdo marrëveshje të arritur, siç kanë bërë gjithmonë!”, shkruan komentuesi me emrin Alban, që këtë deklaratë e ka shpërndarë Grenell në Twitter.
Kujtojmë se retorika e ashpër së fundi ndaj Grenellit dhe SHBA’së është rritur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit madje në mediat e huaja e ka akuzuar SHBA’në për ndërhyrje në Kosovë dhe rrëzimin e tij nga pushteti.