1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kthehen nga Siria fëmijët e Lavdrim Muhaxherit

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme përmes një operacioni të qeverisë shqiptare janë kthyer nga Siria edhe dy fëmijët Abdullah dhe Hatixhe Muhaxheri, të cilët janë fëmijët e  Lavdrim Muhaxherit nga Kaçaniku.

Firma e konsullit të Shqipërisë në Liban “Marc Ghorayeb” në dokumentin e hartuar nga kurdët në Siri, lejoi që oficerët e policisë shqiptare të hynin në kampin e Al Holit.

- Advertisement -

Të pesë fëmijët shqiptarët nën masa të forta sigurie udhëtuan drejt kufirit siriano-libaneze të Masnas, dhe më pas për t’u ndalur në Damask.

U zgjodh Damasku pasi Turqia nuk i njeh autoritetet kurde në Siri.

- Advertisement -

Pas shumë përpjekjesh intensive, 5 fëmijë arritën të shpëtonin nga kampet e ferrit në Roi të Sirisë, ku disa ishin edhe palgosur.

Në mesin e tyre janë edhe Avdullahu dhe Hatixheja.

- Advertisement -

Por kush ishte Lavdrim Muhaxheri?

Muhaxheri ishte udhëheqës kosovarë i organizatës I.S dhe rekrutues i xhih.adistëve shqiptarë që po lu.ftojnë në Siri dhe Irak.

Ai ishte ushtarë i KFOR-it dhe NATO-s, por u bë ekst.remistë dhe shkoi në Siri në fund të vitit 2012.

Ai ishte shfaqur në shumë video për t’i thirrur shqiptarët që t’i bashkohen xhihadit.

Departamenti Amerikanë i Shtetit e emërtoi Lavdrimin si ter.rorist botëror.

Ai ka qenë ushtarë i KFOR-it në kampin “Kampi Bondsteel” në Ferizaj deri më 2010, ku u promovua në kampin e trajnimit të NATO-s në Afganistan.

Në fund të vitit 2012, ai u bashkua me një shoqatë ekst.remiste, së pari me një organizatë të quajtur “Parimi”, ku pasta u themelua organizata rinore ekst.remiste, ku ai u emërua udhëheqës ushtarak.

Organizata u formua brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). A

Lavdrim Muhaxheri shkoi në Siri në fund të vitit 2012. Ai i’u bashkua Lu.ftës civile në Siri si muxh.ahidin dhe u bë udhëheqës i njësisë së muxh.ahidinëve shqiptarë.

Më 2013, ai u kthye në Kosovë dhe morri pjesë në festivalin e Ramazanit 2013 si pjesë e BIK-ut në Kaçanik, siç dëshmohet prej fotografive.

Pastaj u kthye në Siri dhe u bë udhëheqës i I.S-it i ushtarëve shqiptarë.

500 shqiptarë prej Ballkanit Perëndimore ju bashkuan kësaj organizate, prej të cilëve 232 janë nga Kosova.

Në tetor 2013, Muhaxheri bëri një video ku bëri thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar lu.ftës. N

ë video ishte parë së bashku me disa shqiptarë tjerë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, duke lëvizur shpatën dhe duke prishur pasaportat e tyre.

Më 15 gusht 2014, Interpoli morri një urdhri ndërkombëtar nga autoritetet kosovare.

Policia e Kosovës dhe familja e tij ka thënë se më 8 qershor 2017, Muhaxheri u v.ra në Lindjen e Mesme.

Sipas disa mediave lokale, Muhaxherri u vra gjatë sulmeve ajrore amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit