Pas më shumë se dy muajsh prej kur konviktet janë bërë karantinë për të kthyerit nga shtetet e jashtme në Kosovë, studentët që kanë banuar aty janë lejuar që t’i marrin gjërat që ju kanë mbetur në qendrën e studentëve.
Megjithatë, disa prej tyre janë ankuar për mënyrën se si i kanë gjetur gjërat e tyre.
Një studente ka publikuar në profilin e saj në Twitter dy fotografi derisa shkruan se e ka gjetur kutinë e saj të kursimeve të thyer. Për këtë i ka fajësuar punëtorët e QS’së.
“Sot në konviktin nr.III e gjeta kutinë time të kursimeve në këtë gjendje prej punëtorëve të Qendrës së studentëve, dmth kur i kanë mbledhë senet që i kem pas jashtë dollapave e kanë thy. Nuk ka lidhje shuma po kaq të sigurta i kemi gjërat tona. Tmerr”, ka shkruar kjo studente.