Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar sot bashkatdhetarin nga Amerika, Naser Shala i cili ka filluar të investojë në bujqësinë kosovare.
Shala ka filluar investimin në fshatin Prapaçan.
“Kisha kënaqësinë që sot ta vizitoj, afaristin nga Amerika dhe bashkatdhetarin z.Naser Shala në Prapaçan, i cili ka filluar të investojë në sektorin e bujqësisë e të zhvillimit ekonomik në komunen tonë!
Ne do të jemi gjithmonë përkrah njerëzve tanë të cilët kanë ide dhe dëshirojnë të fuqizojnë vendin tonë”, shkruan Ramosaj në njoftim.