Ish-kryeministri, Sali Berisha është treguar i ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shpreh se tani nuk e ka më shpirtin e qetë pasi vendi tani ka një opozitë të vërtetë.
Më tej Berisha tha se PD e vërtetë do ta mundë në çdo garë kryeministrin Rama.
“PD e vërtetë dhe në këmbë e ka mundur tre herë dhe do ta mundë në çdo garë. I them je i pashpresë , flet për rikthim nëpër media, ja si kthimi i Napoleonit. Tani i them kthimi im është stil Steve Jobs. Një seri pabesirash ai u kthye dhe me Iphone ndryshoi botën dhe do të ndryshojmë së bashku Shqipërinë dhe ju ftoj që më 22 të votojmë të gjithë, ka dy procese , procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD dhe proces për presidentin kukull”, tha Berisha.