Gazetari Valon Syla ka treguar se ku ndodhet mërgimtari Gazmend Gjonbalaj, i cili kishte premtuar investime të mëdha në Kosovë.
Mërgimtari nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, kishte premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti në zgjedhjet e fundit, zgjedhjet nga Kurti u fituan por Gjonbalaj nuk po shihet askund me milionat e tij.
Mediat raportojnë vazhdimisht për premtimin megaloman të premtuar nga biznesmeni Gjonbalaj, i cili pasi Albin Kurti fitoi zgjedhjet, madje u bë kryeministër, ai akoma nuk është parë me ndonjë veprim në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij. Ndërkohë Syla ka thënë se e di ku ndodhet ai tani.
“Në Norvegji ish ai. Kish shku atje”, tha Syla në emisionin Pressing në T7.