-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kujdes: Mos i shikoni dritat lart se mund të bini në gropa

Rekomandime

Në prag festash në sheshet krysore në Prishtinë, Komuna e ka planifikuar pikërisht këtë muaj të festave që në mes të shesheve të nis punimet për rregullimin e infrastrukturës, shkruan Gazeta Metro.

Sheshet e Prishtinës javëve të fundit po mbushen plot me qytetarë. Prishtina është stolisur me atmosferën e festave të fundvitit. Përmbi sheshin kryesor një rrjetë me drita imiton qiellin me yje. Ndërsa, bredhave, u janë veshur vellot e dritave.

Aty pozohet për fotografitë familjare, të përqafuar. Pos kësaj hijeshie, harenë shesheve ua kanë dhënë shtëpizat që në orët e mbrëmjes janë plot me qytetarë, shkruan lajmi.net. Ndërsa, argëtimi vjen nga dy binat, ku nuk mungon muzika live.
Nëse pavëmendshëm e ndjek këtë ‘lumë dritash’ gjatë mbrëmjes, në sheshin “Nëna Terezë” mund të përplasesh në grumbuj të dheut e të gurëve të mëdhenj.

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës, e ka planifikuar pikërisht këtë muaj të festave që në mes të shesheve të nis punimet për rregullimin e infrastrukturës.

Në disa pjesë, sheshi është kufizuar me shirita, për të parandaluar qytetarët nga ndonjë rrezik. Punimet po bëhet në mes të hyrjeve dhe daljeve brenda në shesh, bri lokaleve afariste.

Një vlug i madh për rregullimin dhe riparimin e infrastrukturës ka nisur në dhjetor që gjatë muajve të verës apo vjeshtës nuk është parë në Prishtinë.

- Advertisement -

Qytetarët shprehën se janë të kënaqur me dekorimin e shesheve në këtë vit, por kanë hedhur kritika ndaj Komunës se pikërisht në sheshe ka hapur punimet.
“Po po, nuk ka fjalë sheshi është bukur, te shtëpizat nuk po ka vende mjaftueshëm me pi ndonjë gjë. Ama, Komuna ka mundur ma herët me i rregullu këto pjesë, ose me i lënë për muajin tjetër”, thotë Kushtrim Gashi, një qytetar i cili po i gëzohej muajit dhjetor nëpër sheshet e kryeqytetit.

“Pak e kanë prishë këto gropa, sheshi dukej bukur, por me këto punime kohë e pa kohë nuk është në rregull. Ja shihe, tash edhe prindërit dalin me fëmijë, ndonjë mund të bie e të lëndohet. Përndryshe pjesa tjetër shumë bukur po duket, punime në këtë kohë, nuk e di si”, thotë prishtinasja, Arbërie Ahmeti për lajmi.net.

- Advertisement -

Vlen të përmendet se punishtja është siguruar me shirit vetëm sot në orët e mbrëmjes, ndërkohë që punimet kanë nisur para tri ditësh.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës kishte nisur planifikimet e procedurave të prokurimit që në muajin shkurt të këtij viti për të dekoruar sheshet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit