2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Kujdes se po t’shkeli me kerr”, drejtoresha e shkollës në Gjakovë merr kërcënime me jetë pas linçimit publik

Rekomandime

Drejtoresha e shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, ka deklaruar se po përballet me kërcënime me vdekje, pas reagimit të deputetes, Duda Balje që bëri lidhur me shenjën që ishte vendosur në shkollë për ndalimin e mbulesës së vajzave.

Si pasojë e kësaj, ofendime të rënda kërcënime të llojeve të ndryshme e deri tek familja arritën tek Gjergjaj, përmes mesazheve. Disa nga të cilët i ka siguruar Insajderi.

- Advertisement -

Në njërin prej tyre kërcënohet me fjalët, ”Shpinë ta di kujdes se po te shkel kerri”.

- Advertisement -

Në lidhje me kërcënimet, Gjergjaj ka thënë se ishte Balje ajo që ka nxitur fushatë kërcënimesh ndaj saj, dhe për këtë, ajo do t’u drejtohet organeve të sigurisë.

- Advertisement -

”Sidoqoftë, për fushatën e kërcënimeve që ju nxitet sonte ndaj meje, natyrisht se nesër do t’i drejtohem autoriteteve të sigurisë. Pasi unë besoj fuqishëm në lirinë, demokracinë dhe sigurinë Kushtetuese që ma ofron vendi dhe shoqëria ime – Kosova – për t’i përmbushur të gjitha detyrimet e mija ligjore, si qytetare dhe zyrtare publike e këtij vendi. Pa marrë parasysh, se në disa raste përballemi edhe me individ të ndryshëm që me metoda primitive, “autoritare”, e nxitëse të dhunës provojnë të na detyrojnë që t’i shkelim ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi në Republikën e Kosovës”, u shpreh Gjergjaj në një postim të bërë në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit