-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kujt ia ngrehu veshin Albin Kurti dje në Vetëvendosje

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje po qëndron e heshtur tash kur kanë mbetur edhe pak muaj para zgjedhjeve lokale.

Zërave të vetëm që kanë ardhur nga disa komuna iu është përgjigjur dje përmes një paraqitje para Këshillit të përgjithshëm lideri i këtij subjekti, Albin Kurti. Shefi i kësaj partie iu çoi mesazh zyrtarëve të LVV-së që t’i ndalin vetë shpalljet për kryetar të komunave, e t’i ndalojnë deklaratat pompoze. Për kë e pati fjalën shefi i Qeverisë?

- Advertisement -

Historikisht, partia e Albin Kurtit ka çaluar në zgjedhje lokale. Nuk dihet nëse triumfin që e pati në zgjedhjet e 14 shkurtit do ta ketë edhe në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kur partitë tjera veçse e kanë nisur fushatën, po prezantojnë kandidatët për komuna të mëdha, motot e planet e tyre e madje edhe kandidatët për asamble, Kurti e LVV-ja po qëndrojnë në heshtje, duke treguar veç se pretendojnë që t’i fitojnë ¾ e komunave, që i bie rreth 28-29 komuna.

Por, që të arrihet kjo, duket se ka paksa pakënaqësi, e pikërisht për të tentuar që këto të ndalen ka folur pak dje edhe kryeministri Albin Kurti, që është shefi i LVV-së.

- Advertisement -

Para këshillit të përgjithshëm, Kurti tha se LVV-ja duhet t’ia mësyjë që t’i fitojë ¾ e komunave.

Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm, por edhe synojmë, që të bashkëpunojmë me Listën GUXO, sikurse për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kemi dëshmuar sinqeritet e seriozitet me punë e aktivizëm të përbashkët, një model suksesi përmes efektit sinergjik, të cilin e kemi për detyrë ta kultivojmë e ta forcojmë. Andaj, kontaktoni e komunikoni, takohuni e bashkohuni në terren, duke u angazhuar që të gjithë sa më shumë dhe anembanë Kosovës”, tha Kurti, duke shtuar se e rëndësishme është që të shmanget rivaliteti i brendshëm që ndërlidhet me figura apo grupe të caktuara.

- Advertisement -

Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara.

Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin.

Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo komunë.

Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet publike apo vetëkandidimet pompoze, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes.

Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku me ndokënd”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit