1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kulmi i amaterizmit: Te “Grandi”, shifra e njerëzve të prekur nga Iufta shkruhet me presje dhjetore

Rekomandime

Në hapësirën te hyrja e Hotelit “Grand” në Prishtinë është vendosur një ekran, ku mbizotëron parulla tashmë e njohur, “Liria ka emër”.

Përpos këtyre fjalëve, në mbrëmje është parë edhe një grup fjalësh e shifrash nën këtë parullë – numri i vik.timave të dhu.nës se.ksuale gjatë Iuftës në Kosovë, që është shkruar me presje dhjetore.

- Advertisement -

Duket se personi që e ka shkruar këtë shifër nuk e di që njerëzit nuk numërohen me presje dhjetore.

Mbetet të shihet nëse ky gabim do të përmirësohet nga personat përgjegjës për përmbajtjen e këtij ekrani, që zë hapësirë të madhe pranë Sheshit “Zahir Pajaziti” dhe që bie në sy të kalimtarëve.

- Advertisement -

Numrat me presje dhjetore përdoren në rastet kur sasia e objekteve që numërohen mund të ndahet në njësi më të vogla, si për shembull, kur është fjala për ndarjen e numrit të eurove me numrin e centëve në një shifër të vetme, për ndarjen e numrit të litrave me numrin e decilitrave në të njëjtën shifër apo për ndarjen e numrit të metrave me numrin e centimetrave në një shifër.

Sidoqoftë, numrat me presje dhjetore nuk përdoren për numërimin apo caktimin e sasisë së objekteve fizike apo koncepteve abstrakte që nuk mund të ndahen në pjesë më të vogla, siç janë për shembull fjalët: person, vik.timë, jetë, dëshirë dhe fjalë tjera të ngjashme.

- Advertisement -

Shifra e shfaqur në ekran bëhet edhe më kundërthënëse kur merret parasysh fakti që menjëherë para saj ndodhet pjesëza “rreth”, e cila përdoret për të treguar shifër a sasi të përafërt me shifrën e dhënë.

Domethënë, funksioni i kësaj fjale është krejtësisht i kundërt me rolin e një numri me presje dhjetore, që përdoret për të treguar vlerën a sasinë e saktë të diçkaje.

Lënë anash rrafshin matematikor, sasia e këtyre emrave nuk mund të përcaktohet me presje dhjetore edhe për shkak që bie ndesh me aspektin kuptimor të gjuhës, logjikën dhe njohuritë themelore dhe të përgjithshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit