2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kundërshtari i parë politik që ia uron fitoren Kurtit dhe LVV’së

Rekomandime

Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas publikimit të rezultateve të exit poll-eve.

Ahmeti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Kosovën do ta qeverisë Vetëvendosja për katër vitet e ardhshme, teksa ka thënë se një legjitimitet të këtillë nuk e ka pasur askush deri më tani.

- Advertisement -

“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike.

Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme.

Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.

- Advertisement -

Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike.

Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit