-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kundërshtari i Vuçiq: Kemi plan për Kosovën, popujt s’mund të pajtohen

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksaner Vuçiq, dje teksa ka kritikuar opozitën në Serbi, pasi sipas tij ata nuk ofrojnë kurrfarë plani rreth problemit të Kosovës, ndërsa kundërshtojnë çdo plan tjetër.

Vuçiq ndër të tjera ishte lavdëruar pak duke thënë se vetëm ai, Dobrica Çosiq dhe Zoran Gjinqiq kanë pasur plane për Kosovën.

- Advertisement -

Lidhur me këto deklarata sot i është përgjigjur lideri i opozitës serbe, Dragan Gjilas, i cili ka thënë se edhe ai e ka një plan për Kosovën por që nuk mund të implementohet nga Vuçiqi, Thaçi e Haradinaj.

Gjilas ka thënë se në planin për pajtimin e dy popujve nuk mund të marrin pjesë njerëz që kanë nxitur apo kryer krime lufte, pasi sipas tij fjala pajtim nuk ekziston në fjalorin e tyre.

Ai tutje ka thënë se aktualisht është e pamundur që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pasi që Kosova këmbëngulë në njohjen reciproke dhe për një gjë të tillë të bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Për këtë është e nevojshme që të insistohet në normalizim, që do të thotë të ndalen provokimet, të hiqet taksa, të mundësohet lëvizja e lirë, dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e tjera që janë në diskutim”, ka thënë Gjilas, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka thënë se Kosova është pika e vetme në Evropë ku njerëzit lëvizin më së shumti, pasi sipas tij ‘njerëzit janë peng të kriminelëve, si në veri po ashtu edhe në jug të Kosovës”.

- Advertisement -

Lideri opozitar gjithashtu ka kritikuar Vuçiqin për mënyrën se si ka vepruar me serbët në veri të Kosovës, duke thënë se me ta flet vetëm përmes telefonit, lidhje kjo që i mundësohet nga Marko Gjuriq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit