Kryetar i Komunës së Deçanit,veprimtar,ish i burgosur politik Rasim Selmanaj i ka uruar ish-presidentit Hashim Thaçi ditëlindjen.
Selmanaj i ka uruar ditëlindjen Thaçit me një shkrim interesant, duke qenë si një ish-kundërshtar i tij politik.
“Përtej partive e politikës së mbrapshtë ditore, e për ‘inat’ të krejtë armiqve të Kosovës nga do që janë:
Urime ditëlindja President! Urime Hashim Thaçi!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë, që Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 53 vjet. Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) në fshatin Burojë, Skenderaj është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.