1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kundërshtoi Isa Mustafën, vjen paralajmërimi për Hotin: Mund ta pret fati i Vjosës

Rekomandime

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë publikisht se ka hequr vijat e kuqe për PDK-në dhe e sheh një bashkëpunim me ta në të ardhmen e afërt.

Mirëpo kryeministri nga LDK-ja, Avdullah Hoti, tha sot se nuk i duhet PDK-ja në qeveri dhe nuk do të bëj koalicion me ta.

- Advertisement -

E kundërshtimin e Hotit ndaj Mustafës, e ka komentuar analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se Hoti nuk mund t’i rezistojë idesë së Mustafës, edhe nëse ajo është kundër vullnetit të tij.

Edhe mund të ketë dallime, por Hoti nuk mundet me i rezistuar idesë së Isës, edhe nëse ajo është kundër vullnetit të tij. Mos të harrojmë se Isa Mustafa arriti që Vjosa Osmanin ta shkarkoj nga posti i nënkryetares, edhe pse kishte më së shumti vota, e lerë me Dullën. Kjo dhe mund të jetë taktikë e Hotit që mos të del keq para votuesve të LDK, tek të cilët kanë premtuar se jo me PDK, dhe për të ruajtur këtë kohezion e përdor si taktikë”, tha ai.

- Advertisement -

Mehmeti tutje thotë se çdo kundërshtim i Hotit ndaj Mustafës, mund të pasojë me fatin e Vjosa Osmanit, pra shkarkimin e tij.

Megjithatë, fjala e Isës në LDK bëhet ligj, dhe këtë s’mund askush ta bëj ndryshe. Në gjykimin tim nuk është mirë që kryetari i partisë me infulencu apo diktu punën e qeverisë, kështu vetëm i bën dëm. Gjithsesi Avdullah Hoti nuk e ka fuqinë për të kundërshtuar z.Mustafa, pasi mund ta pret fati i Vjosës, për më tepër që Hoti as nuk është në mesin e të votuarve të votuesve të partisë së tij. Nëse vërtet Hoti nuk e dëshiron PDK në qeveri dhe z.Mustafa ia imponoi një gjë të tillë, kjo vetëm a e vështirëson punën e qeverisë, edhe ashtu mjaft të brishtë dhe pa rezultate të prekshme”, u shpreh Mehmeti për “Bota sot”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit