7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kur do të hapen kufijtë e Kosovës?! Kjo është përgjigja e Ministrisë së Infrastrukturës!

Rekomandime

Avni ZogianiKoronaviruskufijteMIMShXhevdet PozhariDerisa Shqipëria ka paralajmëruar se 18 maji do të nis hapja e kufijve tokësor dhe ajëror, nga institucionet kosovare ende nuk e kanë një përgjigje përfundimtare.

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, thotë për GazetaBlic, se çështja e hapjes së kufijëve ajëror e tokësor, nuk është diskutuar ende nga Ministria e Infrsatrukturës, derisa thotë se as nuk ka ndonjë plan për këtë temë.“Në këto momente nuk kemi fare diskutim për hapje kufijsh, kjo nuk është diskutuar në mbledhjet tona, andaj ende nuk ka plan për hapje kufijsh”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ky vendim i përket vetëm Ministrisë së Infrastrukturës.Xhevdet Pozhari, nga kjo ministri tha për GazetaBlic, se një vendim të tillë po e presin nga Ministria e Infrastrukturës.

“Sapo ne të marrim nga Ministria e Infrastrukturës vendimin, atëherë mund të deklarohemi për këtë çështje, andaj po presim vendimin e tyre”, tha Pozhari për GazetaBlic.

- Advertisement -

Kujtojmë se pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar më 14 mars 2020 ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë.Ndërkohë, Shqipëria pritet t’i hapë kufijtë ajror e tokësor pas datës 18 maj.Lajmin e ka përcjellë këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ekspertëve ndaj Covid, kreu i qeverisë Rama.

“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.

- Advertisement -

Kufijtë ajror dhe detar u mbyllën më 15 mars si pasojë e masave ndaluese kundra koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit