0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kur do të kryhet arrestimi i parë nga Gjykata Speciale?

Rekomandime

Sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, arrestimet e para do të ndodhin pas formimit të Qeverisë së re.

Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka dërguar 7 ftesa për intervistim, ndërsa arrestimet e para pritet të ndodhin ditëve në vijim. Njohësit e çështjeve të drejtësisë, presin që aktakuzat e para të ngritën kur qeveri të formohet.

- Advertisement -

Gjykata Speciale me seli në Hagë ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për të intervistuar kryesisht pjesëtarë të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, aktakuzat e para prej Prokurorisë pritet të nisin së shpejti.

Arton Dehmhasaj nga organizata “Çohu” thotë se sapo të formohen institucionet e reja të vendit, pritet të ngriten aktakuzat e para nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Cikli i intervistave nga Gjykata Speciale po vjen duke përfunduar. Po mendoj se në momentin që të krijohet qeveria dhe një stabilitet politik mund të vijnë aktakuzat e para dhe njëkohësisht edhe arrestimet e para nga Gjykata Speciale”, deklaroi për media, Arton Demhasaj.

- Advertisement -

Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional si periudhë të mundshme të ngrtijes së aktakuzave të para e sheh pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.

Sipas të gjitha gjasave, mbi bazën e asaj që po shohim, diku nga fillimi i pranverës së hershme mund të kemi aktakuzat e para”, deklaroi Nrecaj

- Advertisement -

E, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thonë se rreth katër persona pritet të arrestohen deri në muajin nëntor. Ndërkaq kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati nuk i përjashton as protestat.

Numri i të ftuarve për intervistim ka arritur 110, pa llogaritur ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, apo që nuk kanë dashur të publikojnë ftesën e tyre me qëllim të ruajtjes së privatësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit