2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kur do të nis Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë? Avokati i Thaçit përmend verën e vitit 2022

Rekomandime

Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve politikë e ushtarakë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë para palëve se njëherë nuk do të caktojë datën për filllim të hetimeve.

- Advertisement -

Unë nuk do ta caktoj datën për fillimin e Gjykimit por e kam dëgjuar qëndrimet e palëve, nëse nuk keni diçka për të thënë për këtë pikë të rendit të ditës do të kalojmë me tjetrën. Kjo pikë ka të bëjë me hetimet e mbrojtjes. E di që është shumë herët”, ka thënë ai.

Për fillimin e Gjykimit ka folur avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper.

Më bëhet shumë qefi që dëgjova fjalën “para kohe” sepse ne nuk kemi menduar sa i takon nisjes së hetimeve, shpresoj që zoti gjykatës ti respektojë arsyet, ne sapo kemi marrë materialet e para, jemi duke i shkruar, për të mos folur që nuk kemi filluar ende me ekzaminimin e këtij materiali”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Hooper ka kërkuar që vera e vitit 2021 të mos jetë datë kur do të nis Gjykimi. Ai ka kërkuar që Gjykimi të nis në vitin 2022.

Dua të them që kur zoti gjykatës na drejtohet për gjykimet a do të ishte datë vera e vitit 2021. Afati 18 mujor është thjesht minimumi që ne parashikojmë për të filluar që të shikojmë nëse do të kemi ekipin dhe aspektet e nevojshme për t’u bërë hetimet për t’u përgatitur për procesin gjyqësor kjo mund të fillon në verën e vitit 2022.

- Advertisement -

Kur po e dëgjo atë (prokurorin) nga këtu ku jam në Londër po mendoja a vërtetë mund të ndodhë kjo gjë në gjyq, mendoj se kjo është diçka e pakonceptueshme. Këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Do të duhen të paktën 18 muaj”, ka thënë ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit