Dy vetura në Prishtinë kanë rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që kanë bërë vozitje të shfrenuar, duke u munduar që të bëjnë ‘drift’.
Në Prishtinë tek Rruga B, dy shoferë kanë bërë një vozitje tejet të rrezikshme, mbrëmë pas mesnate.
Së pari është njëra nga veturat që mundohet të bëjë rrëshqitje në rrotullim, apo siç njihet ‘drift’, ku edhe për pak nuk e godet një veturë të një kompanie të taksive në qytet.
Ndërkaq pasi i pari dështon që të bëjë një ‘drift’ të mirë, është vetura e dytë që tenton të bëjë edhe ajo një vozitje të tillë, mirëpo që dështon.
Rruga B është njëra ndër rrugët më të frekuentuara dhe shpesh ka pasur edhe aksidente me fatalitet.
Video e dy vozitësve është shpërndarë në Facebook tek grupi ‘Marakli t’kerreve’, ku vozitësit kanë marrë kritika të shumta nga anëtarët e këtij grupi. Disa nga ta kanë thënë me shaka se mbase këta shoferë i kanë marrë veturën e babait pa e pyetur atë, dhe tani janë duke i shfrytëzuar në maksimum.
Më poshtë mund t’i shihni këto pamje.