Ani pse nuk njihet se mban koncerte apo ahengje të ndryshme, jeta e Leonora Jakupit është mjaft luksoze.
Këngëtarja nuk heziton të shfaqë luksin e saj, duke nisur nga rrobat e saj që janë të gjitha të markave të njohura botërore.

Në Instagram, Jakupi ka publikuar një fotografi, ku ajo që bie në sy është çanta e markës Louis Vuitton.
Kjo çantë e llojit “On The GO GM”, kap vlerën e mbi 2,300 eurove.
Ndryshe, këngëtarja së fundmi u përfol gjatë sa ishte në pushime verore, duke qenë se një mashkull misterioz po e shoqëronte këngëtaren.