1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurteshi (VV): Qeveria dhe qytetarët të përgatiten për çdo suIm nga Serbia (VIDEO)

Rekomandime

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, deklaroi se Qeveria e Kosovës dhe qytetarët duhet të përgatiten për çdo suIm nga Serbia.

- Advertisement -

Kurteshi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se serbët nuk e kanë problematike çështjen e targave, por prishjen e rrënjëve të zhvillimit të krimit që e kanë bërë deri tani.

“Një gjë duhet ta dimë që Qeveria e Kosovës dhe shoqëria e Kosovës duhet të përgatitet për çdo eventualitet dhe çdo suIm nga Serbia. Nuk ka të bëjë gjithçka me targat por me prerjen e rrënjëve e kalimeve për zhvillimin e krimit siç e kanë pasur deri tash”.

“Në rastin më të keq janë 15 mijë vetura dhe absolutisht nuk e kanë këtu, por diku tjetër pasi po shohin se po e humbin terren dhe kjo i ashpërson ata [serbët] edhe më shumë. Mirëpo, do të vijë dita kur edhe ata do të pajtohen. Dalë nga dalë kjo epokë po merr fund”, tha Kurteshi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit