1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Kurthi për Albin Kurtin”/ Dy nota diplomatike me mesazhe kundërthënëse – çfarë bëri kryeministri në ardhje?

Rekomandime

“Me këtë akt Kurti shndërron kurthin diplomatik në instrument të diplomacisë”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në ardhje Albin Kurti ditë më parë pranoi dy nota diplomatike nga dy qendra politike me peshë në skenën e diplomacisë botërore: njëra nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe tjetrën nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -

Që të dy këto nota diplomatike Albin Kurti, konform diplomacisë moderne që duket se ai preferon, i bëri publike, në të njëjtën ditë.

Në lidhje me këtë çështje dr. Sadri Ramabaja thotë se, këto dy nota diplomatike si në përmbajtje ashtu edhe me mesazhe janë në kundërthënie të thella: përderisa Netanyahu i ka shkruar Kurtit se e mirëpret në Izrael “për të inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem”, në anën tjetër, Erdogan-i larg çfarëdo mirësjelljeje diplomatike, ia kujton Kurtit se “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.

“Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit disi me urgjencë që ia kishte kërkuar ambasadori turk në Prishtinë, Çağri Sakar, më 1 mars, paralajmëroi se do ta shqyrtojë çështjen se në cilin qytet, Tel Aviv apo Jerusalem do të vendoset Ambasada e Kosovës në Izrael, duke thënë se për këtë gjë do të shohin “edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”.

- Advertisement -

Të kujtojmë faktin se ambasadori turk në Prishtinë më herët kishte kundërshtuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thotë Ramabaja.

Ai pyet se, çfarë potencohet në të drejtën diplomatike dhe konsullore, në kuadër të standardit të së drejtës ndërkombëtare publike, ku bëhet fjalë për lokacionin e përfaqësive të huaja diplomatike?

- Advertisement -

Ajo është e qartë dhe ka rregulluar edhe këtë çështje. Sipas saj, është e drejtë ekskluzive kushtetuese dhe sovrane e shtetit që i pranon ato përfaqësi.

Për Kosovën është me rëndësi kruciale lidhja e këtyre marrëdhënieve, ndërkaq lokacioni i ambasadës është çështje që edhe mund të rishikohet në akordancë me nikoqirin, por edhe me aletin tonë të përbashkët strategjik.

Konform asaj që është bërë publike, më 4 shtator në Uashington, Kosova ka nënshkruar zotimin, që paraqet njohjen ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Izraelit, ndërkaq akti i dytë që ka prodhuar ai zotim ishte themelimi i marrëdhënieve diplomatike në rrafshin formal ndërmjet dy shteteve, që u nënshkrua në një ceremoni virtuale më 1 shkurt.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi po atë ditë potencoi se, ka miratuar kërkesën e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla që Kosova të hapë ambasadën në Jerusalem.

Ndërkohë e dërguara e Kosovës në këtë detyrë në Izrael tashmë mund të jetë akomoduar në Jerusalem”, shton ai.

Ramabaja ka përmendur edhe një deklaratë të Enver Hasanit.

Në marrëveshje për themelimin e marrëdhënieve diplomatike, palët nuk mund t’i diktojnë njëra-tjetrës lokacionet se ku mund të jenë ambasadat, përkatësisht, përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. Kjo për shkak se atë e përcakton shteti i pranimit, shteti mikpritës, në këtë rast, Izraeli. Çdo shmangie nga ky rregull, nënkupton devijim të politikës bilaterale me Izraelin dhe orientim të Kosovës me vendet e Lindjes së Mesme që kanë orientim islamik”, rikujton në një intervistë dhënë REL profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani.

Duket se kryeministri i ri në ardhje i Kosovës këtë “kurth diplomatik” e kaloi me pragmatizëm të theksuar. Ai këtë çështje megjithatë ia la kohës, duke i paralajmëruar se do të marrë në konsideratë kërkesat e administratës ës re të SHBA-ve për këtë çështje. Shih për këtë, me gjasë, pas destinacionit të parë – Tiranës, Albin Kurti, para Brukselit, ta ketë destinacion të radhës Jerusalemin. Nga kjo qendër historike, ku ai pritet ta inaugurojë ambasadën tonë, duket se do ta ketë mundësinë e mirë t’ju dërgojë mesazhin e duhur jo vetëm Ankarasë së neotomanit Erdogan, Brukselit e Moskës, por edhe kolonës së pestë. Kjo nuk do të thotë, megjithatë assesi se Prishtina do të neglizhojë marrëdhëniet me Ankaranë, e aq më pak me Brukselin”, thekson Ramabaja.

Ai pohon se, nga kjo qendër historike ku ai pritet ta inaugurojë ambasadën tonë, duket se do ta ketë mundësinë që t’ju dërgojë mesazhin e duhur jo vetëm Ankarasë së neotomanit Erdogan, por edhe Brukselit e Moskës.

Kjo nuk do të thotë, megjithatë assesi se Prishtina do të neglizhojë marrëdhëniet me Ankaranë, e aq më pak me Brukselin. Me këtë akt Kurti shndërron kurthin diplomatik në instrument të diplomacisë për kundërveprim në përputhje me interesat jetike të kombit”, përfundon dr. Sadri Ramabaja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit