4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kurti: As 20% e serbëve të Kosovës nuk votuan në zgjedhjet në Serbi

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se mbi 18 mijë serbë nga Kosova kanë shkuar drejt Serbisë gjatë së dielës, ndërsa prej tyre mbi 15 mijë kanë qenë votues. Sipas tij, as 20% e serbëve të Kosovës nuk kanë votuar.

- Advertisement -

Për zgjedhjet në Serbi, shefi i ekzekutivit thotë se kanë vetëm datë pasi fituesi dihet për shkak të mungesës së demokracisë.

Kurti për KosovaPress tha se shqiptarëve në Luginën e Preshevës iu është bërë një padrejtësi e madhe dhe rezultati jo i mirë në zgjedhje mund të jetë ndikuar nga pasivizimi i mbi 6 mijë adresave.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregohet me e ashpër ndaj Serbisë që nuk po dënon as invazionin rus në Ukrainë.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë vlerësoi se situata të dielën e 3 prillit ishte paqësore ndërsa qytetarët serbë me shtetësi të Kosovës shkuan në Serbi për votuar. Ai tha se kjo dëshmon se Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Ai falënderoi Policinë e Kosovës për profesionalizëm dhe efikasitet në menaxhimin e situatës që nisi me organizimin e autobusëve nëpër komunat me shumicë serbë e deri në kthimin e tyre përsëri në Republikën e Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit