1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti: Brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e Bahri Fazliut

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në Velani, në 23- vjetorin e rënies heroike të tij.

- Advertisement -

“Bahri Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës, që punonte për të përgatitur luftën çlirimtare që do të vinte në fund të viteve të ’90-ta. Ishte njeri i pasionuar për dije dhe liri. Ai lexonte, shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërsa kujtimi për të i pashlyeshëm”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri tha se Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe padyshim që edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen për jetë e mot nga jeta dhe vepra e tij.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

- Advertisement -

Bashkë me kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konjufca dhe me familjarë, shokë, shoqe, miq, dashamirë të dëshmorit Bahri Fazliu, erdhëm sot këtu te varri i tij, me rastin e 23- vjetorit të rënies heroike, për të vendosur lule të freskëta dhe për të bërë nderime.

Bahri Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës, që punonte për të përgatitur luftën çlirimtare, që do të vinte në fund të viteve ’90-ta. Ishte njeri i pasionuar për dije dhe liri. Ai lexonte, shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërkaq kujtimi për të, i pashlyeshëm.

- Advertisement -

Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe padyshim që edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen e të inspirohen përjetë e mot nga jeta dhe vepra e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit