6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti deklarohet pas darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor, tregon kur do të takohet me Vuçiqin

Rekomandime

Albin Kurti është deklaruar për media pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.

Kurti tha se në këtë darkë ka veçuar liberalizmin e vizave dhe zhvillimin ekonomisë. Kurti ka përsëritur edhe një herë nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se është i vetmi shtet në Evropë, rinia e së cilës është e izoluar.

- Advertisement -

Kurti pas këtij takimi ka folur gjithashtu edhe për takimin e ardhshëm me presidentin serb Aleksandër Vucic, për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se takimi do të zhvillohet në mesin e muajit qershor.

Do të jetë diku afër mesit të qershorit nuk mund ta them tani saktësisht por do të ketë takim se si do të vazhdohet me dialogun, cili duhet të jetë kapitulli i ri këtij dialogu, sepse nuk mund të vazhdojmë si ka qenë vitet e fundit, duam dialog si palë të barabarta, të përgatitura mirë, thelbi është jo vetëm si e ka thënë presidenti amerikan Biden por zgjidhja e ka emrin njohja reciproke. Njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit