-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kurti do ta shpartallojë plotësisht Serbinë me fakte dhe argumente”, nga Amerika tronditet Vuçiqi dhe Serbia

Rekomandime

Maji pritet të jetë muaji i rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Nga Kosova kryeministri Albin Kurti me delegacionin e tij do të përballet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Në lidhje me këtë çështje, profesor dr. Binak Maxharraj thotë se, ende pa u kompletuar mirë qeveria Kurti II e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur ende kjo qeveri nuk ka dalë me programin e punës ku do të përcaktoheshin prioritetet e punës së saj, nga të gjitha anët që nga Uashingtoni e deri në Bruksel janë drejtuar shigjetat kah Kosova dhe Serbia që sa më parë të rinisë dialogu.

Sipas tij, e pakuptueshme është një nguti e tillë kur dihet së dialogu midis dy kundërshtarëve të pa kompromise është shumë i vështirë për tu zhvilluar e lëre më për tu marrë ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse midis palëve siç pretendohet.

- Advertisement -

“Dihet së dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka filluar më 2011 në krye më Edita Tahirin për të biseduar për disa çështje teknike, por së shpejti u pa fytyra e vërtetë e këtij dialogu, ku me insistimin e Serbisë dhe lëshuarjen pe nga ana e Kosovës, ky dialog një vit më pas më 2012 kalojë në biseda politike midis Thaçit dhe Vuqiçit për gjoja normalizimin e marrëdhënieve. Gjatë dhjetë vjetëve të dialogut Kosovë-Serbi janë arritë diku mbi 40 marrëveshje. Të gjitha këto marrëveshje janë lecka pa vlerë të cilat që si përdorë asnjëra palë. Por, në mesin e këtyre marrëveshjeve është edhe ajo më “kopili” të madhe për Asociacionin e komunave më shumicë serbe të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafës me 2015 të cilët me dorën e tyre nënshkruan këtë Asociacion me kompetenca ekzekutive, pra formimin e një “mini shteti” në Veriun e Kosovës, për të cilën tanimë ekziston konteksti midis palëve, sepse është një marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo që bëri Thaçi e Mustafa do ti nxjerrë bukur shumë punë Albin Kurtit gjatë vazhdimit të dialogut, e sidomos kur tani po vijnë sinjale se vazhdimi i dialogut do të filloi së shpejti i cili duhet të kaloj me kompromise të dhembshme.

- Advertisement -

“Vlen të theksohet se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i udhëhequr fillimisht nga Edita Tahiri për tu vazhduar pastaj me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin të gjithë këta dialogun e kanë udhëheq ad hoc, pa kurrfarë kriteresh, pa kurrfarë parakushtesh, pa kurrfarë platforme çka ka rezultuar se dialogu ka shkuar në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë, iu nënshtruan Vuçiqit i cili ishte agresiv në kërkesat e tij dhe jepte përshtypjen se Serbia është viktima e jo agresori. Hashim Thaçi i cili gjatë dialogut u lidhë më dreqin e të birin, u lidhë me mafitë sllave serbo-ruse për të ia futë thikën pas shpinë Kosovës, shkoi aq larg sa që për tri vite në dialog beri plane, skica dhe harta edhe për ndarjen e Kosovës me Serbinë, sepse ishte i shantazhuar dhe i zënë rob. Por, Kosova kapitulloi edhe me marrëveshjen e Uashingtonit. Më insistimin e Serbisë nga dokumentet e prezantuar u hoq emërtimi “Republika e Kosovës”, u hoq pika 10 ku parashihej njohja e Kosovës nga Serbia, por që për këtë nuk rezistoi as Uashingtoni e mos të flasim për Avdullah Hotin i cili nuk guxoi as te reagoi. Nga kjo marrëveshje përfitoi Serbia, minishengenin, hekurudhat për dalje ne det, por edhe hisen e sajë në liqenin e Ujmanit, etj.”, thekson profesori.

Ai shton se, siç po shihet rifillimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdoj mbi një terën ta papastër, të ngatërruar dhe për shumë gjëra i pa sqaruar.

“Dialogu së shpejti duhet të vazhdoj, sepse nuk ka imperativë tjetër si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, e sidomos tani kur në skenën politike janë aktor tjerë në Kosovë. Dialogun nga Kosova do ta udhëheqë kryeministri Albin Kurti me ekipin e vetë i cili besoj se do ta udhëheq drejtë dhe jo ne dëm të Kosovës siç vepruan paraardhësit e tij, sepse Albini është njëri i pakorruptuar, i pa shantazhuar, është arrë e forte që nuk mund ta thyej askush e aq më pak Serbia. Albin Kurti duhet ti qaset dialogut më një format tjetër. Albin Kurti dialogut me Serbinë do t’i qaset në mënyrë serioze, me plotë vetbesim dhe mençuri dhe se karizma e tij është se ai nuk lëshon pe, kur është në pyetje Kosova sovraniteti dhe integriteti i saj. Albini në dialog me çetnikun Vuçiq nuk do të shkojë me duar në xhepa si Hashimi, Isa dhe Hoti”, shton ai.

Sipas tij, Albini së pari do ta pastroi terrenin xhungël te bërë nga paraardhësit e tij.

“Dialogut do ti qaset me një platformë të qartë, së pari Albini duhet ti vlerësoi të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani dhe pastaj duhet ti shpalosë kërkesat e Kosovës duke filluar nga kërkim falja…duke ia bërë me dije Serbisë se në dialog janë si dy shtete të barabarta i pëlqeu asaj apo jo. Kurti në dialog nuk do lejoj të përdorën skica dhe harta, sepse kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm dhe te paprekshëm. Por Kurti duhet te ia bëjë të qartë Serbisë se nuk lejon të hapet asnjë temë qe e prekë Kushtetutën e Kosovës, që do të thotë se edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe më kompetenca ekzekutive as që vjen në pyetje për tu hapur, sepse është shkelje e Kushtetutës dhe përzierje flagrante e Serbisë brenda Kosovës, anipse kuislingët si Thaçi dhe Mustafa e kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë. Si nga Evropa por poashtu edhe nga Amerika po flitet për do farë kompromisesh te dhembshme gjatë dialogut. Kjo nga se qeveritë e kaluar të Thaçit dhe Mustafës kanë krijuar një përcepsion se Kosova është gatshme për kompromise. Qasjet e këtilla janë të papranueshme dhe të dëmshme për Kosovë. Kurti nuk do të lejoj në asnjë mënyrë për çfarëdo kompromisi që e dëmton Kosovën”, thekson ai.

Maxharraj pohon se, Kurti do të angazhohet me argumente e fakte, e ato janë në anën e Kosovës.

“Kosova nuk ka së për çka të bëjë kompromise me Serbinë. Kompromiset me Serbinë, Kosova i ka bërë më planin e Ahtisarit, si me formimin e komunave të reja serbe ne terë territorin e Kosovës, bile edhe atje ku nuk kanë ekzistuar as kushtet minimale, ka bërë kompromise me eksteritoret e kishave jashtë ligjeve ekzistuese. Unë jam shumë skeptik në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë duke e pas parasysh qëndrimin e fortë nacionalist te Serbisë së nuk do ta njoh Kosovën e krejt kjo nga situata eksploduese e nacionalizmit ekstrem që po mbretëron në Serbi, sepse në Serbi siç dihet janë në pushtet mbeturinat e Millosheviqit, çetniket dhe nacionalistet ekstrem në krye me Vuçiqin dhe Daçiqin”, vlerëson ai.

Maxharraj tutje pohon se, Serbisë i duhet kohë për arritjen e ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën.

“I duhet që ta ndryshoj qeverisjen qetniko-fashiste me ardhjen në pushtet të një qeverie me fleksibile ose Serbisë i duhet një presion i madh ndërkombëtar ,e sidomos nga Amerika duke ia bërë të qartë asaj që të zgjedhë midis perëndimit me vlera të larta demokratike dhe civilizuese dhe më një mirëqenie të lartë ekonomike dhe sociale, ose do të jetë e lidhur përgjithmonë me sllavizmin primitive”, pohon Maxharraj.

Sipas tij, është fat i madh për Kosovën që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë po rinisët me një qeveri gjithëpopullore, stabilizuese dhe të qëndrueshme në krye me Albin Kurtin, i cili do ta udhëheq ekipin në këtë dialog.

“Kurti në këtë dialog do ta shpartalloj plotësisht Serbinë me fakte dhe argumente të gjalla, sepse të gjitha këto por edhe historia janë në anën e Kosovës, nga se është njeri stabil, i pa shantazhuar që askush nuk mund ta thyej kur është në pyetje Kosova dhe shtetësia e saj. Besojmë së Kurti do ta kryej punën e dialogut me nderë dhe mençuri, sepse e ka besimin e popullit,sepse populli i beson se në dialog nuk do ta dëmtoj Kosovën siç bënë paraardhësit e tij”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit