1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti e Konjufca në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë vizituar sot Prekazin ku janë pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me të cilin kanë bërë edhe homazhe.

Konjufca, Kurti e Jashari kanë folur shkurtimisht para mediave.

- Advertisement -

”Jemi këtu në Prekaz, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin që të përkulemi para sakrificës së madhe të familjes Jashari.

Duhet që të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe të ecim përpara, këtu është vendi ku kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën”, ka thënë Konjufca.

Albin Kurti ndërkaq ka thënë se çdo herë kur marrin detyra të rëndësishme kthehen në Prekaz, në vendin që ai e ka quajtur “kryeqytet të ngritjes tonë kombëtare”.

- Advertisement -

“Pas pranimit të detyrës si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës mbajtëm mbledhjen e parë dhe menjëherë erdha këtu në Prekazin historik bashkë me presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit dhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe djalin e heroit Hamëz Jashari. Vendosëm kurora me lule të freskëta dhe bëm homazhe te gjithsej 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së”.

“Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme, çdo pozitë e lartë duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt, te Prekazi te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare, lavdi të gjithë heronjve, falë të të cilëve jemi sot të gjallë dhe gëzojmë lirinë që kemi”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Jashari në anën tjetër i ka uruar Kurtin dhe Konjufcën për detyrat që kanë marrë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit