1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti e quan Vuçiqin ‘Putini i vogël’, ndërsa Kremlinin e cilëson si rrezik për paqen në Europë

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar një status të gjatë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook kushtuar Iuftës në Ukrainë dhe rrezikun ndaj paqes dhe sigurisë në rajon si pasojë e mbështetjes së Rusisë ndaj Vladimir Putin-it.

Ai ka thënë se në dymujorin e Iuftës në Ukrainë tani më shumë se Putin është i interesuar që luftën në Ukrainë ta shpërndajë në vatra tjera.

- Advertisement -

“Strategjia e tij “eskalim për de-eskalim” nuk i funksionoi deri më tani falë rezistencës çlirimtare e heroike të qytetarëve ukrainas dhe tani ai do hapjen e vatrave të luftës në rajone e vende të tjera deri te kërcënimi nuklear në mënyrë që të krijojë kushte më të mira për të “dalë fitues” nga kjo Iuftë”, tha Kurti.

Sipas tij, këto rrugë pa fitore e pa dalje të ndershme e bëjnë Kremlinin rrezikun numër një për paqen, sigurinë, demokracinë dhe mirëqenien e Evropës.

Kurti ka përkujtuar se në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE për t’i qëndruar besnik Putin-it.

- Advertisement -

“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putin-i, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putin-in duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Serbe synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Me mikun e Putin-it në Republika Serbe të Bosnje Hercegovinës dhe Putin-in e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar”, ka shtuar Kurti.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit