4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kurti e shmang emrin e Thaçit, thotë se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së

Rekomandime

Ish-kryeministri, njëherit lideri i VV-së, Albin Kurti ka folur rreth ngritjes së aktakuzës ndaj Prokuroria Speciale ndaj Thaçit e Veselit.

- Advertisement -

Kurti tha se kjo që po shohim është pasojë e gabimeve të moçme, votimit të Gjykatës Speciale, derisa shtoi se beson në pafajësinë e UÇK-së, transmeton Indeksonline.

“Ajo qa po shohim është pasojë e re e gabimeve të moçme.

Nuk e di a është e qëllimshme para nisjes se dialogut në Uashington, e di që lufta e UÇK-së është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori që kishte kryer gjenocid dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së-se edhe politikisht e historikisht janë në të drejtën e tyre.

- Advertisement -

S’do mend që kjo ngritje e aktakuzave dëmton reputacionin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Besoj në pafajësinë e UÇK-së dhe mendoj që Kosova është dasht qysh moti ta ketë gjyaktën e vet të pavarur të hetojë dhe të gjykojë krimet e luftës dhe paqes mbi të gjitha ato që janë shkaktu nga Serbia dmth VV ka kontribu në dy momente.

- Advertisement -

Ai i vitit të kaluar që është ndryshuar kodi i procedurës penale dhe ai i qeverisë të shkurtër shumë të mirë që kemi nis për procesin e vetingut.

Shteti i së drejtës nuk ka zëvëndësim, unë kam thënë se s’mund ta bëj drejtësinë dikush nga jashtë a anash a lartë, por në në shtetin tonë të pavarur. Shumë kohë është humbur.

Une kam shprehur bindjen time se ka pas një projekt për copëtim të Kosovës apo korrigjim të kufijve, ky projekt ka dështu si ide s’ka vdekur dhe s’do duhej të aktualizohej”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit