5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti emëron këshilltar djalin e Hamdi Vraniqit, i cili dha leje për ndërtimin e Kishës në oborrin e UP’së

Rekomandime

Që nga fillimi i ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ajo ishte një njollë e zezë e historisë së këtij vendi, më shumë ishte politike se sa fetare, e cila ishte e urryer nga shqiptarët, e parë me admirim nga serbët, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Me 26 shtator të 1990, babai i këshilltarit të ri të Albin Kurtit, Hamdi Vraniqi, kishte dhënë leje për ndërtimin e Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Vraniqi atë kohë kishte qenë Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës, kur e kishte dhënë pëlqimin e tij për ndërtimin e Kishës serbe në qendër të Prishtinës.

Gazeta Metro e sjellë dokumentin ekskluziv për këtë leje, ku në dokument shihet se Hamdi Vraniqi, ka pasur pozitë të lartë politike, në kohën kur vendimet po merreshin nga Slobodan Milosevicit.

Hamdi Vraniqi, përveç kësaj leje, mbahet mend nga shqiptarët si njeri besnik i regjimit të Milloshevicit, cili kishte qenë ndër profesorët e paktë shqiptarë që kishte vazhduar të punojë nën masat e dhunshme.

- Advertisement -

Për dhënien e lejes dhe sy ky dokument është i vërtetë kishte folur edhe Përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, Igumeni Sava Janjic.

“Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, ka deklaruar Sava Janjic, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazeta Metro më poshtë ju sjellë edhe një deklaratë të Janjicit të dhënë më parë e të realizuar nga Express.//gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit