2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti: Është e dhunshme nëse dikush provon ta çojë LDK’në me dikë tjetër

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas rezultateve preliminare, i ka fituar zgjedhjet parlamentare, Albin Kurti thotë se do të vazhdojë bisedimet me LDK’në për ta krijuar Qeverinë. Sipas tij, secili version dhe përpjekje tjetër për formim të Qeverisë do të sillte luftë.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se koalicioni qeverisës duhet të bëhet mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të kundërtën duhet të shkohet në zgjedhje.

“Ose po merremi vesh, ose le të shkojmë prapë në zgjedhje. Çka të bëjmë, ose le të bëhet koalicioni LDK – VV, ose të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Kurti në një intervistë për Kohën Ditore, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, nëse dikush do të tentojë ta cojë LDK’në me dikë tjetër ose të ndajë një pjesë të LDK’së për diku tjetër, është ide e dhunshme.

- Advertisement -

“Ajo do të ishte dhuna me vullnetin e qytetarëve nëse dikush provon ta cojë LDK’në me dikë tjetër, ose t’ia marrë LDK’së naj copë e t’i cojë diku tjetër. Ato ide janë të dhunshme, kështu që nuk janë reale”, është shprehur Kurti. /

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit