6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti glet për manipulimin e votave në zgjedhjet e fundit: Origjinën e ka në Beograd

Rekomandime

Lista e Adriana Hoxhiq ka dalë e para nga partitë boshnjake në zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt në Kosovë.

- Advertisement -

E për akuzat se Lista Serbe manipuloi me votat e pakicave ka folur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve ka thënë se është i indinjuar me këtë manipulim, origjina e së cilit sipas Kurtit është në Beograd.

Ai tha se lidhur me këtë duhet përdorur edhe mjetet legale dhe juridike në mënyrë që ky deformim i vullnetit të qytetarëve të mos reflektohet në përfaqësim të deformuar në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

“Kjo është bërë më strategji të paramenduar në mënyrë që të keqpërdoren mundësitë dhe privilegjet kushtetuese për të minuar përfaqësimin e komuniteteve në këtë radhë të komunitetit boshnjak. Natyrisht që jemi të gjithë të indinjuar dhe duhet të bëjmë gjithçka që kjo kurrë të mos përsëritet, ndërkaq tash duhet përdorur edhe mjetet legale dhe juridike në mënyrë që ky deformim i vullnetit të qytetarëve të mos reflektohet në përfaqësim të deformuar në Kuvendin e Kosovës.

Juristët duhet ti përdorin mundësitë për këtë gjë, unë si kryeministër i ardhshëm shprehi pakënaqësinë time të thellë më këtë manipulim dhe keqpërdorim origjina e të cilit nuk është fare në Kosovë, por në Beograd”, u shpreh Kurti për RTV BESA.

- Advertisement -

Kurti ka folur edhe për formimin e qeverisë që pritet të udhëhiqet nga ai dhe për takimin që do ta ketë nesër me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në Prishtinë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit