1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti i kundërpërgjigjet Abdixhikut për kthimin e diplomës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike që Kosovës, Lumir Abdixhiku për deklaratën për kthimin e diplomës në universitet. Kurti tha se diplomën e ka në drejtimin Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe se nuk ka studiuar për bursë.

Kurti deklaroi se deri më tani Qeveria që udhëheq ai nuk kanë bërë ndonjë gabim apo lëshim dhe se aktualisht janë në mes të sulmeve të opozitës.

- Advertisement -

E kjo sipas tij po ndodhë për shkak të dëshpërimit që kanë ata për shkak të ardhjes së tij në pushtet me mbi 50% të votave.

“Unë diplomën në UP e kam në fakultetin e Teknikut në Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe nuk e kam në blerje në bursë. Nuk besoj që kemi bërë asnjë lëshim ose gabim, deri më tani. E di që ndodhemi në sulme dhe akuza të shumta të opozitës por duhet ta kuptoni se unë kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës sonë me 50.28%, sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh me ish-pushtetin që është sot në opozitë”, ka thënë ai.

Kurti iu kundërpërgjigj Abdixhikut edhe për kritikat për mungesën në seancat e Kuvendit të Kosovës. Kryeministri deklaroi se disa nga punët që ka brenda Vetëvendosjes e pamundësojnë nganjëherë që të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve.

- Advertisement -

Ai tha se edhe Abdixhiku ka punë për shkak se mungon shpesh.

“Kur kanë menduar për zgjedhjet në prill duhet që t’i pyesni se mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin . Ndërkaq në anën tjetër unë ua uroj vitin e ri edhe z.Abdixhiku edhe opozitës në përgjithësi. U dëshiroj gjitha të mirat në përgjithësi. Duket që unë njëmend jam i zënë edhe me punët e subjektit tim politik dhe nganjëherë duhet që të mungoj në disa aktivitet të tjera, ndonëse ky nuk ishte rasti i djeshëm por duket që z.Abdixhiku është shumë më i zënë në subjektin e tij politik prandaj edhe mungon shpesh”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Më tutje, Kurti tha se për shkak të dëshpërimit që qytetarët kishin ndaj pushteteve të kaluara ai erdhi në pushtet me fitore historike.

“Nga dëshpërimi me opozitën tani aktuale që para më pak se një viti ishte në pushtet unë kam ardhur në qeverisje. Tash sërish kjo opozitë që e dëshpërojn popullin tonë aq shumë dhe që neve na e sollën këtë fitore historike tash është e dëshpëruar me mua. Mua këto më duken si dy anë të së njëjtës medalje. Ata që dëshpëruan qytetarët dhe na e bënë neve fitoren historike vazhdojnë që të jenë të dëshpëruar me neve që po qeverisim tani”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht atëherë le ta kthejë diplomën në universitet.

“Jam i bindur se ai duhet ta dijë e nëse nuk e din si inxhiner ta kthejë diplomën menjëherë në universitet sepse çmimi i rrymës kontraktohet rezervohet. Çmimet fiksohen se sikurse grurin, naftën e çdo mall tjetër në treg mund të blesh energji elektrike me çmimet që nuk ndryshojnë por për të bërë një gjë të tillë duhet të veprosh në kohë jo i fundit në Evropë”, tha Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit