-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti i quajti mbeturina PSD’në, Krasniqi ka pesë pyetje për të

Rekomandime

Anëtari i kryesisë së PSD’së, Frashër Krasniqi, i ka reaguar Tinka Kurti, pasi kjo e fundit e cilësoi partinë e tij si mbeturinë.

Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka pasur kritika për listën e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes, duke thënë se ka mospërputhje ideologjike mes tyre.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ai ka thënë se po e shfrytëzojnë politikisht edhe aktivistin e ndjerë, Astrit Deharin, teksa ka pasur akuza edhe për liderin e subjektit opozitar, Albin Kurtin.

“- A ka diçka me thënë Tinka Kurti për kosovocentristët anti-LPK dhe anti-UÇK në listën e Albin Kurtit?

– A ka diçka me thënë Tinka për islamistët radikalë brenda asaj liste?

- Advertisement -

– A ka ndonjë koment Tinka Kurti për të djathtët neoliberalë në listën e VV-së?

– A ka ndonjë koment Tinka për keqpërdorimin e turpshëm që i bëhet Astrit Deharit nga po kjo listë?

- Advertisement -

– A ka mendim Tinka për faktin që gratë në listën e Albin Kurtit përdoren si simbolikë dhe marrin pjesë si GRA TË BURRAVE të tyre, vetëm kur këta mungojnë?

Se për komente të lodhëta pa përmbajtje e jo-kreative, e di që ka boll. Ashtu siç VV-ja sot ka vetëm përqeshje e arrogancë, por jo kundër-argumente”, thuhet në reagimin e tij.

Përgjatë ditës, ish-deputetja e VV’së, Tinka Kurti, kishte reaguar për aksionin simbolik të Partisë Socialdemokrate. Këta të fundit kishin vënë fytyrën e Albin Kurtit në kontejner të mbeturinave.

“Rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë jashtë tij”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit