0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti ia thotë në sy Lajçakut: Kosova është palë në dialog, jo temë

Rekomandime

Takimin me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e mbajti me dyer të mbyllura. Por Kurti vetëm përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

- Advertisement -

Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit.

Kryeministri Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

- Advertisement -

U bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën europiane të rajonit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit