1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti: Inkurajojmë të gjithë profesionistët dhe mërgimtarët të konkurojnë në pozitat e hapura në ZRrE

Rekomandime

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ftuar të gjithë profesionistët dhe mërgimtarët të konkurojnë në pozitat e hapura në ZRrE.

- Advertisement -

Kurti ka thënë Kosova ka një rregullator të energjisë që duhet të jetë i pavarur dhe i fuqishëm pasi vendimet e këtij institucioni ndikojnë drejperdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Me këtë rast inkurajojmë të gjithë profesionistët e fushës, përfshirë bashkatdhetarët nga mërgata, që të konkurrojnë për këto pozita. Prandaj edhe morëm vendimin e sotëm përkatës në mbledhjen e Qeverisë” shrkuan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ne kemi një regullator të energjisë që duhet të jetë i pavarur dhe i fuqishëm, kështu mundësohet kufizimi i ndikimit të paautorizuar në vendimmarrje dhe sigurohet stabilitet në regjimin rregullator.

Vendimet e këtij institucioni kanë ndikim direkt në jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, në konkurrueshmërinë e prodhuesve e sipërmarrësve tanë, në çmimin e furnizimin me energji, por edhe në mjedisin në të cilin jetojmë.

- Advertisement -

Duke marrë parasysh fuqinë dhe përgjegjësinë e këtij institucioni si dhe natyrën tekniko-profesionale të rregullimit të këtij sektori, duhet të sigurohemi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) drejtohet nga profesionistët më të mirë të fushës që i kemi. Rihapja e konkursit ka dobinë e rritjes së numrit të aplikantëve cilësorë për këto pozita.

Konsiderojmë se kjo vlen posaçërisht në kontekstin e një ndryshimi të madh shpresëdhënës në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.Me këtë rast inkurajojmë të gjithë profesionistët e fushës, përfshirë bashkatdhetarët nga mërgata, që të konkurrojnë për këto pozita. Prandaj edhe morëm vendimin e sotëm përkatës në mbledhjen e Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit