1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti jep një lajm të gëzueshëm, iu gjen punë 5 mijë vetave

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga 1 shtatori deri me 16 tetor do të fillojë regjistrimi i popullsisë.

Kryeministri ka bërë të ditur se për këtë proces do të punojnë 5 mijë persona.

- Advertisement -

“Afër 5 mijë veta do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Sot filloi Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023 dhe konferenca katër ditore REKOS organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për konsultime me palë të interesuara. Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se qeveria e Kosovës do të mbështes ASK-në që regjistrimi të jetë cilësor, profesional, dhe gjithëpërfshirës.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit