1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti: Kemi mbi 52%, Qeveria më e përkrahur që nga çlirimi i vitit 1999

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur edhe në një intervistë me Adi Krastën, kërkesën e tij që të ketë zgjedhje.

- Advertisement -

Kurti tha se ky vit do të jetë tejet i rëndësishëm për dekadën e tretë të shekullit, dhe këtu përmendi zgjedhjet që sipas tij do të bëhen në shumë vende në Ballkan dhe poashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.

Në një intervistë për Syri Tv, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë se Vetëvendosje ka dyfishuar mbështetjen. Në bisedë me Adi Krastën, Kurti tha se kanë mbi 52 %.

Kur u pyet se a përfundon kryeministria e tij me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha që jo, si dhe foli për një mbështetje në dyfishim dhe hendekun mes vullnetit të popullit dhe përfaqësimit në institucione.

- Advertisement -

“Sigurisht se jo për shkak se ne jemi subjekti që doli fitues, Qeveria që ka humbur gjysmën e mbështetjes parlamentare, por Qeveria që udhëhiqet nga ai subjekt fitues qe e ka dyfishuar përkrahjen dhe sipas një sondazhi të realizuar mes 13 dhe 20 Mars ne jemi në kuotën mbi 52 %, e në anën tjetër Qeveria, ndonëse në detyrë, është qeveria me e mbështetur nga populli i Kosovës që nga çlirimi i viti 19999, pra ka një paradoks ku është shpërfaqur hendeku mes vullnetit të popullit dhe përfaqësimit në institucione”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit