5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti: Kosova po përjeton rritje të jashtëzakonshme ekonomike, kemi hapur 10 mijë vende pune

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po përjeton rritje të jashtëzakonshme ekonomike.

Kurti këto deklarata i ka bërë derisa ka folur dje para studentëve të SEESOX në Universitetin e Oksfordit, dhe pjesëmarrësve të tjerë të këtij diskutimi virtual.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se, eksportet e Kosovë janë rritur për 66%, të hyrat janë rritur për 30% dhe se janë shtuar afro 10.000 vende të reja pune në ekonomi.

“Së dyti, e riparuam ekonominë tonë duke mbyllur boshllëqet dhe duke stabilizuar thesarin, i cili derdhte para nga taksat kudo në dogana, ndërmarrje publike, tenderë publikë, licenca publike dhe gjithashtu evazioni fiskal për shkak të korrupsionit.

Pastaj, ekonomia jonë iu përgjigj pozitivisht këtyre ndryshimeve demokratike dhe pas një tkurrjeje prej 3.1% në vitin 2020, siç raportohet nga Banka Botërore, tani po përjetojmë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike. Eksportet tona janë rritur për 66%, të hyrat tona janë rritur për 30% dhe kemi shtuar afro 10.000 vende të reja pune në ekonomi”, është shprehur Kurti ndër të tjera në këtë diskutim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit