1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti: Lotët e Vuçiqit janë të të gjithë Serbisë

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti , ka thënë se për të pasë një marrëveshje të qëndrueshëm me Serbinë në procesin e dialogut palët duhet të jenë të sinqerta, duke thënë se duhen të bëhen kërkesa nga shtetet për njëra-tjetrën.

- Advertisement -

“Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, kjo nënkupton se ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’i vendosim të gjitha në tavolinë dhe të kemi një dialog rreth tyre”. Ne duhet t’i rishikojmë 33 marrëveshjet paraprake me Serbinë, që i kemi nga procesi i dialogut në Bruksel duke përfshirë vitin 2011 dhe deri në vitin 2020″.

“Pra, nuk është se ne nuk kemi marrëveshje me Serbinë, ne kemi ato janë 33, por nuk zbatohen tërësisht, disa prej tyre zbatohen në gjysmë. Ne duhet ta mbyllim atë kapitull të atyre marrëveshjeve. Nuk duhet të mbesim prapa, duhet të vazhdojmë përpara”.

Kurti në një bashkëbisedim me kryeredaktorin Brian Wong “Oxford Political Review” dhe redaktorin Nicholas Leah, ka thënë se procesi i dialogut duhet të përfundojë dhe së nga ai duhet të përfitojë populli dhe jo politikanët, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Jam gati të dëgjojë kërkesat e serbëve të Kosovës, por më duhet të them që nuk jam gati për të hyrë në një projekt ku ne duhet të kompenzojmë Serbinë për humbjet që i ka shkaktuar në Kosovë”.

“Fatkeqësisht, lotët e Vuçiqit nuk janë të rëndomtë, ata janë lotë të një shteti kur e humbën Kosovën gjatë regjimit të Millosheviqit. Unë mendoj se zyrtarët në Beograd nuk duhet ta identifikojnë veten me Millosheviqin, dhe të vajtojnë më shumë për Kosovën”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit