Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka hapur fushatën elektorale sot në Pejë.
Atje ai bashkë me Vjosa Osmanin është pritur nga një turmë qytetarësh.
E një qytetar që rastisi të kalonte andej me veturë, e që siç duket është përkrahës i VV-së, arriti të bëj edhe një fotografi me Kurtin.
Ky i fundit, vendosi dorën afër dritares së veturës për t’u mbështetur e për të bërë fotografi me të.