7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti me videomesazh fton Diasporën të votojë: Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit!

Rekomandime

Lideri i VV-së, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, përmes një videomesazhi i është drejtuar Diasporës.

- Advertisement -

Ai ndër të tjera ka thënë se “Mërgata i prin ndryshimit”.

“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar.

Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur, ju lutemi t’i ndjekeni udhëzimet nga KQZ”, ka thënë Kurti, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Ai ka treguar edhe mënyrën se si duhet të votohet nga mërgata.

“Është vendimtare t’i ndjekni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”, ka shtuar në fund lideri i VV-së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit