Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Përmes një videomesazhi, Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke përmendur faktin se këtë vit po festohet më ndryshe për shkak të panemdisë.
“Kesaj radhe mëngjesi i festës është më ndryshe, e pazakonta e pandemisë u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla, por që kontributi i tyre është i madh” thotë Kurtin në urimin e tij, transmeton Zeri.info
Ai ka uruar gjithashtu edhe mërgimtarët, të cilët këtë vit nuk patën mundësi të vinë për të festuar pranë familjeve të tyre.
“Në vecanti sivjet ua uroj festën e Bajramit bashkëatdhetarëve tanë në mergim, që nuk patën mundësi të vinë për festim në vendlidnje, ata vazhdojnë të na ndihmojnë aq shumë, të gjithë ne, të gjithë atyre, u kemi borgj për jetë” ka thënë Kurti.