-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti mesazh liderëve kosovarë: Unë e Vjosa kemi vota sa dyfishi i gjithë juve bashkë

Rekomandime

Kreu i VV-së, Albin Kurti në një status të gjatë ne Facebook ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe takimin e paralajmëruar për 2 shtator në Uashington mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Kurti ka njoftuar se ka refuzuar ftesën e shqiptaro-amerikanëve për takim duke thënë se problem për të dhe partinë e tij është edhe pjesëmarrja në një takim me një kryeministër i cili nuk gëzon as legjitimitet demokratik e as autoritet popullor, e i cili pretendon që kështu i dobët të shkojë të negociojë për Kosovën.

Kurti ka thënë se është i gatshëm çdoherë për takim me komunitetin shqiptaro-amerikan por ka potencuar se nuk ulet në takim me siç është shprehur ai “me ata që ia nxinë jetën popullit dhe faqen Kosovës, tash e 20 vjet”.

Lideri i VV-së ka thënë se mes tre udhëheqësve të institucioneve në Kosovë veç njëra është zgjedhur legjitimisht, e mes pesë kryetarëve të partive, veç njëri i ka fituar zgjedhjet.

- Advertisement -

Ai tutje ka shtuar se së bashku me Vjosa Osmanin kanë vota sa dyfishi i gjithë të tjerëve.

“Mes tre udhëheqësve të institucioneve në Kosovë veç njëra është zgjedhur legjitimisht, e mes pesë kryetarëve të partive, veç njëri i ka fituar zgjedhjet. Një panel i tillë, me këtë pjesëmarrje, ka efektin paradoksal që personat legjitimë i nxjerr në pakicë. Të dy bashkë, unë dhe kryeparlamentarja, kemi mbështetje qytetare sa dyfishi i gjithë të tjerëve marrë së bashku”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit