1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti në Samitin e Berlinit: Ne do të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja t’i bëjë të vetat

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin vjetor të Samitit të Berlinit tha se ky samit u krijua në sfondin e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur perspektiva e rajonit për anëtarësimin në BE dukej e largët.

- Advertisement -

Por, sipas tij, shtatë vjet më vonë situata nuk ka ndryshuar shumë.

“Kjo shtron nevojën për veprime të guximshme si nga BE-ja, ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për të ripërtërirë përkushtimin dhe për të forcuar lidhjet të cilat do të përshpejtonin reformat”, theksohet të ketë thënë ai.

Kurti ka theksuar se si kryeministër i vendit të cilit po mbahen të izoluar, duke mos iu lejuar liberalizimi i vizave, e kupton frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mungesën e progresit në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Por megjithatë ai tha se duhet angazhim të fuqishëm në agjendën e integrimit në BE, të demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik për qytetarët tanë.

“Siç e dini, në një palë zgjedhje të papara këtë vit në Kosovë, më shumë se gjysma e vendit votuan për ne dhe për programin tonë, për punë dhe drejtësi. Kjo është agjenda kryesore për qeverinë tonë sot: forcimi i sundimit të ligjit me një gjyqësor të pavarur, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimi i një ekonomie të lirë dhe konkurruese, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, por edhe ruajtja e lirive themelore të mendimit, fjalës, medias dhe feve, sepse ne besojmë se demokracia është e nevojshme, jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por edhe për të qeverisur. Për Kosovën, Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe ne nuk e shohim atë si një proces të zhvendosjes në BE, përkundrazi, ne e shohim atë si një proces reformash ku edhe ata që u larguan për mundësi më të mira ekonomike do të ktheheshin. Ne e kuptojmë që duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja duhet të bëjë të vetat duke i mbajtur premtimet”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë Samit.

- Advertisement -

Ai theksoi se është për keqardhje që nuk pati përparim në marrëveshjet e negociuara me lehtësimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Disa palë ende po shtyjnë gjuhë që nuk është në përputhje me realitetin dhe as me frymën e Procesit të Berlinit. Kosova është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe më shumë integrim ekonomik, bazuar në njohjen e realitetit dhe të vërtetës, të drejtave të ekuilibruara të pakicave në të gjithë rajonin, përballjes me të kaluarën drejt pajtimit dhe me qytetarët si përfituesit përfundimtarë të dialogut. Duke ditur që korniza aktuale rajonale nuk mund të na përgatisë për pranimin në BE, në Tiranë unë kam propozuar që të avancojmë CEFTA-n në SEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Evropën Juglindore) bazuar në modelin EFTA – EEA që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale. Ne shpresojmë që Komisioni Evropian do ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë një dialog që do të çonte në rezultate konkrete. Nikoqires, Kancelares Angela Merkel, faleminderit për fillimin e këtij procesi dhe për organizimin e këtij samiti të rëndësishëm. E di që ky është Samiti i fundit i Procesit të Berlinit nën udhëheqjen tuaj dhe në këtë format. Faleminderit që ishe drejtuese mikpritëse dhe shpresoj që angazhimi yt për rajonin të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve dhe presim vazhdimin e Procesit të Berlinit”, ka përfunduar fjalën e tij kryeministri i vendit Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit