4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti: Në Serbi ka 21 minoritete, pse s’mund të formojnë asociacione një-etnike?

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur që përmes një grafiku ta kundërshtojë presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

- Advertisement -

Kurti ka publikuar në Facebook një grafik të komunave në Serbi që udhëhiqen nga kryetarë joserb. Ai ka pyetur se pse minoritetet në Serbi s’mund të formojnë asociacione një-etnike.

“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”, shkroi Kurti.

“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shtoi ai.

- Advertisement -

Së fundmi, kryeministri i Kosovës po përballet me një presion të shtuar ndërkombëtar për t’i implementuar marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin. Ndërkombëtarët tashmë e konsiderojnë urgjente formimin e Asociacionit, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit