1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti nervzohet me suImin e fundit ndaj policëve thotë se kishin për qëllim eliminimin e tyre

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot sërish për suImet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kurti ka thënë se këto sulme ishin TERR0RlSTE dhe se për qëllim kishin eliminimin.

- Advertisement -

“Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte suIm TERR0RlST meqenëse me plumba me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale

U takon organeve të rendit edhe për të bërë hetime mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çfarë duhet të ndërmarrim në vijim që të pamundësojmë sulme të këtilla. Nuk janë suIme mbi të mirat materiale, as mbi qytetarët, por janë sulme mbi policët që kanë pasur për qëllim të vrasin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës ajo që i bënë analizat dhe studimet e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre suImeve mbi pjesëtarët tonë të policisë.

- Advertisement -

“Me strukturat ilegale të Serbisë, me KRlMlN e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës nga MPB dhe Policia e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tutje u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me ardhjen e një aeroplani i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe në Prishtinë.

- Advertisement -

Kurti tha se deklarata që vijnë nga Beogradi nuk bënë të merren si fakte.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk bënë ti merrni si fakte. E kemi shtuar buxhetin për mbrojtjen e Kosovës, por për të gjitha hapat e mëtutjeshme që ne ndërmarrim informacionet duhet ti merrni nga Ministria e Mbrojtjes, kurrsesi nga Beogradi”, tha Kurti. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit