2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti nga Shkolla “Qamil Batalli”: Nga java e ardhshme mësimi nis 8 orë në ditë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajramin kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë.Kurti është takuar me drejtorin e kësaj shkolle, Liridon Maliqi, Drejtoreshën e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës Shpresa Shala, Drejtorin Televizov dhe Kryeproducentin Faik Ispahiu dhe Drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA” Jehona Gjurgjeala, mësuesit, arsimtarët dhe stafin vullnetar i cili po e realizon mësimin online.Kryeministri në detyrë ka deklaruar se si Qeveri janë shumë të kënaqur me punën që po bëhet.

- Advertisement -

“Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht”.“Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake”.Kurti ka thënë se koronavirusi në Kosovë kryesisht po luftohet nga vullnetarët.

“Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit